Transmetuar më 12-08-2021, 16:58

Një telefonatë tronditëse mbërriti natën duke gdhirë dita e sotme në sallën operative të policisë italiane duke denoncuar se e dashura e tij Silvia Manetti, 46 vjeçe, po qëndronte e vdekur në makinë.
Policia shkoi në vendngjarjen e denoncuar, në Grosseto, ku konstatoi se një grua ndodhej në makinë me thikë në fyt.
Pranë saj gjendej Nicola Stefanini, një burrë 48 vjeçar, i cili kur u afruan forcat policore, u tha: "Ejani, e kam vrarë!"
Burri, një 48-vjeçar nga Volterra, ishte për minuta të tëra në gjendje të rënduar psikike dhe mezi e mblodhi veten, ndërsa në trup kishte njolla të shumta gjaku.
Policia tha se nuk është në gjendje të zbardhë ende arsyet e këtij krimi të rëndë. /noa.al
Foto qendrore, ilustrim
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd







