Transmetuar më 12-08-2021, 12:59

Paraja nuk na siguron lumturinë, por na e bën jetën e përditshme më të lehtë për t’u jetuar. Sipas astrologjisë, janë disa shenja që jo vetëm arrijnë të fitojnë shpejt paranë, por janë “magnet” kur bëhet fjalë për të tërhequr sa më pranë vetës paratë.

Mëposhtë do të gjeni tre shenjat që e kanë “lekun letër”.

Demi

Demi është shumë i dhënë pas kënaqësisë materiale dhe mirëqenien. Me kokëfortësinë, mendimin praktik dhe punën në grup ata do të arrijnë të fitojnë një mënyrë jetese të rehatshme, pra më shumë para. Ata mund të marrin shumë përgjegjësi në të njëjtën kohë dhe t’i menaxhojnë ato me qetësi dhe përgjegjësi dhe të punojnë shumë për atë që duan të arrijnë.

Luani

Personaliteti dinamik i një Luani dhe nevoja e tij për admirim dhe njohje të vazhdueshme mund ta çojnë atë vetëm në grumbullimin e famës dhe parave. Ai shpesh merr pozicione përgjegjësie në kompani dhe organizata, ndërsa nuk heziton të kërkojë atë që i takon, veçanërisht nëse e di që ia vlen.

Shigjetari

Kokëfortë dhe këmbëngulës, Shigjetarët bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre. Nëse ai do të fitojë para, mos dyshoni fare, ata do të kenë sukses. Kur janë të motivuar ata nuk humbasin asgjë, ndërsa me sundimtarin e tyre Zeusin, planetin e mundësive, ata me siguri do të kenë një jetë më komode.