Transmetuar më 12-08-2021, 12:16

Agron Rehfeldt u arrestua nga Policia shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për veprën penale “Grabitje me armë” në vitin 2011.
Sipas raportimeve mediatike, mësohet se 51-vjeçari me banim në Prishtinë u arrestua nga autoritetet shqiptare me qëllim ekstradimi më datë 05.07.2011, pas mesnatës.
Rehfeldt ishte mes autorëve që kanë grabitur një bizhuteri. Sendet e grabitura, rreth 2 kg flori, i kishin groposur në një vend tjetër, e pastaj kanë ikur në Kosovë.
Pas 10 vitesh kërkimi nga Dubai, u bë e mundur kapja e tij në Kukës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





