Transmetuar më 11-08-2021, 22:27

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin 66 km në juglindje të qytetit të Bobon në Filipine, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).
Pak pas tërmetit u lëshua një alarm për cunami në SHBA. Autoritetet amerikane thanë se alarmi u lëshua pasi një tërmet me magnitudë 7.3 goditi ishullin Mindanao në Filipine.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti goditi në një thellësi prej 60 km.
Tërmeti ishte me origjinë tektonike, që do të thotë se kishte një lëvizje në koren e Tokës.
Nuk ka njoftime zyrtare për pasoja nga ky tërmet, raporton noa.al që citon CNN Philippines.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





