Transmetuar më 11-08-2021, 20:34

Një grua në moshë të thyer gjeti vdekjen para pak minutash pasi u përfshi në një aksident rrugor pranë vendbanimit të saj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, raporton noa.al.

Artur Keco, banor i Devollit, akuzohet se duke drejtuar mjetin tip "Nissan", ka aksidentuar shtetasen Refkie Gogoli rreth 60 vjeçe.

Gruaja ishte këmbësore në rrugë dhe ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit fatal.

Drejtuesi i mjetit, Artur Keco ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd