
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas lajmit të publikuar në mediat e Kosovës se qeveria gjermane mbështet inicativën "Open Balkan".
Në një të reagim në rrjetet sociale, zoti Rama shkruan jo pa ironi se është e çuditshme kjo gjë, pasi ndryshe "nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën.
Dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!
"Open Balkan" thotë qeveria gjermane, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!", shprehet kryeministri.
Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, janë duke e shtyrë përpara iniciativën e tyre të “Minishengenit”, të riemëruar tashmë si “Open Balkan”, pavarësisht se kësaj nisme s’po i bashkohet treshja tjetër e shteteve të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Megjithatë, pavarësisht qëndrimeve të Prishtinës, Podgoricës e Sarajevës, nismat për bashkëpunim rajonal po i përkrahin shtetet e fuqishme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.





