Transmetuar më 11-08-2021, 17:47

Tre muaj izolim u dhanë sot nga gjykata për tre të burgosurit Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele, të cilët tentuan të arratiseshin nga 313-ta ditën e diel.
Gjatë seancës gjyqësore njësoj si Arbër Çekaj, edhe Lulzim Çepele, ka mohuar tentativën e dështuar për të ndihmuar dy të burgosurit në planin e tyre për t’u arratisur.
Gjatë fjalës së tij Çepele ka deklaruar se nuk ia kishte idenë se ç’po ndodhte me arratisjen. Çepele ka thënë se ka tentuar vetvrasjen për shkak të presionit.
"Nuk ka asnjë lidhje me këtë tentativë për arratisje. Unë për shkak të presionit kam tentuar vetëvrasje dhe nuk ia kisha idenë se ç’po ndodhte me një plan arratisjeje," ka thënë Çepele.
http://noa.al/lajmi/2021/08/2256970.html
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





