Transmetuar më 11-08-2021, 09:30

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në mëngjesin e sotëm pamje nga punimet e banesave të shkatërruara në Laç, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama bën me dije se së shpejti do të jetë gati 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vend parkime, 37 njësi shërbimi, si edhe një qendër tregtare dhe sëbashku me një infrastrukturë të re.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën e rilindur të Laçit, që së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





