


















Lionel Messi është zyrtarisht lojtar i Paris Saint Germain. Dje ai po lahej në pishinën e shtëpisë së tij në Barcelonë, por sot ai do flejë në Paris.
Ditët e para në qytetin e ri, Messi bashkë me familjen do t’i kalojë në hotelin super-luksoz Royal Monceau e grupit hoteleri Raffles.
Hoteli i ndërtuar në vitin 1928 qëndron pranë Harkut të Triumfit. Është i njëjti hotel ku qëndroi edhe miku i tij Neymar kur erdhi tek PSG 4 vite më parë.
Në këtë hotel kanë qëndruar figura të njohura të historisë si Walt Disney, Ernest Hemingway, Eisenhower, etj. Në galeri shikoni pamje të këtij hoteli.
Hoteli ka 85 dhoma, 61 suita dhe 3 suita presidenciale. Ajo u rinovua plotësisht disa vjet më parë nga stilisti francez Philippe Starco i cili zgjodhi një stil elegant.
Kostoja e një dhome shkon deri në mbi 20 mijë euro për një natë të vetme siç mund të shihni në këtë rezervim provë:






