Transmetuar më 10-08-2021, 21:15

Rita Ora zakonisht merr reagime të shumta pasi publikon fotografi provokuese në Instagram.

Por rolet u ndërruan në episodin e së martës mbrëma në “The Voice Australia” kur konkurrenti Henry Starr u zhvesh dhe bëri një vallëzim provokues para interpretueses së hitit “Body One Me”.

Fansat në Twitter “shpërthyen” me komentet nga më të shumta, duke ngelur të shtangur nga interpretuesi bukurosh.

Djaloshi, para se të bënte skenën ‘e nxehtë’ të vallëzimit, u paraqit në audicionin e fshehur me këngën “Forever” nga Chris Brown.

“Rita është aq flirtuese”, vuri në dukje një fans në komentin e tij në Twitter. “Ishte brilante”, shkroi një tjetër.

“Kjo ishte pjesa më e mirë e performancës, të paktën Rita bëri një veprim”, tha një shikues i tretë.

Pasi Henry përfundoi këngën, ai vendosi të tregojë edhe aftësitë e tij të vallëzimit, duke hequr këmishën dhe shfaqur trupin e tonifikuar.

Rita, 30 vjeçe, mezi i hoqi sytë nga fiziku i Henryt, ndërsa ai doli nga skena dhe iu afrua këngëtares.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd