Transmetuar më 10-08-2021, 19:55

Një tjetër ngjarje dramatike në gomistero, ku një i ri u rrëzua teksa përpiqej të rregullonte ndriçimin e munguar të rrugës ku ndodhej biznesi që punonte.

Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ku ka rënë nga lartësia shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.

I riu u rrëzua aksidentalisht pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë.

E.M. është punonjës i një gomisterie në rrugën ku po përpiqej të vinte llambë të re pasi ekipet e OSHEE nuk ishin kujdesur për të rregulluar dritat në rrugët e veshura me terr.

Policia tha se shtetasi E. M., u dërgua në spital ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është e paqartë gjendja e tij shëndetësore. /noa.al

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd