Transmetuar më 10-08-2021, 18:56

Autori i dyshuar i vrasjes mes të rinjsh më herët sot në Serres të Greqisë është vënë në pranga disa orë pasi u shpall në kërkim.

Djali 21 vjeçar që shihni në foto akuzohet se i mori jetën me thikë një djali 20 vjeçar pasi një grup të rinjsh ishin mbledhur për të kaluar natën në një park pranë vendbanimit të tyre, në Kamila, Serres, raporton noa.al.

Sipas informacioneve, autori goditi me thikë të riun pas një sherri që patën sepse viktima kishte një lidhje me ish të dashurën e të dyshuarit.

Para se i ndjeri të lidhej me vajzën, kjo e fundit kishte qenë e dashura e të dyshuarit.

Ky fakt shërbeu si nxitje për krim dhe 21 vjeçari e goditi djalin tjetër me thikë në gjoks duke e lënë të vdekur.

Vrasësi i dyshuar i 20-vjeçarit, ka ngarkuar fotografi dhe video në rrjetet sociale duke mbajtur një thikë, ndoshta të njëjtën që ai përdori për të vrarë adoleshentin fatkeq.

Në njërën nga fotot, autori, i zhveshur nga beli e lart, mban një thikë në të njëjtën lartësi me gojën e tij dhe shkruan se "Sa herë që ther dikë, e bëj story në Instagram".

Përveç fotografisë rrëqethëse, ekziston edhe një video tronditëse në të cilën autori e tund thikën dhe në një moment e fokuson atë në kamerën e tij të telefonit, duke treguar gjakun në teh dhe të gjitha këto, ndërsa dëgjon një këngë.

http://noa.al/lajmi/2021/08/2256795.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd