




Një djalë në moshë fare të re ka humbur jetën sot herët në mëngjes pasi një moshatar i tij e goditi me thikë duke i shkaktuar plagë serioze në trup.
Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në Serres ku ka edhe atje një përqendrim emigrantësh shqiptarë. Disa media lokale flasin për viktimë në radhët e emigrantëve, por kjo nuk është konfirmuar nga policia.
Zyrtarisht bëhet e ditur se sot pas mesnate një grup prej rreth dhjetë të rinjsh, kishin dalë për të kaluar natën në një park afër vendbanimit.
Në rrethana të paqarta, mes tyre ka nisur një sherr. Djali 21 vjeçar ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar me të 20 vjeçarin që humbi jetën. Në galeri shikoni pamjet pas ngjarjes.
Autori dyshohet se ka goditur me thikë 20-vjeçarin sepse kishte një lidhje me ish të dashurën e tij, siç raportuan dëshmitarët okularë në incident.





