
Fëmija urinoi në bibliotekën e një shkolle islame, duke zemëruar një numër myslimanësh
Një djalë tetë vjeçar hindu po mbahet në paraburgim policor në Pakistanin lindor pasi u bë personi më i ri në moshë që është akuzuar ndonjëherë për blasfemi në këtë vend.
Familja e djalit është fshehur dhe shumë nga komuniteti hindu në rrethin konservator të Rahim Yar Khan, në Punjab, kanë ikur nga shtëpitë e tyre pasi një turmë myslimane sulmoi një tempull hindu pas lirimit të djalit me kusht javën e kaluar.
Trupa speciale u vendosën në zonë për të shuar çdo trazirë të mëtejshme.
E gjitha erdhi pasi disa ditë më parë, një djalë rreth 8 vjeç gjendej në bibliotekën e medresesë ku mësonte dhe ka uritur në mjediset e saj.
Kur kjo gjë u mësua, disa njerëz tendën ta konsiderojnë urinim të qëllimshëm dhe vendosën ta akuzojnë të voglin për blasfemi, raporton noa.al që citon The Guardian.
Komuniteti mysliman në zonë kërkon që fëmija të ndëshkohet për blasfemi, por as policia dhe as drejtësia nuk janë të bindur për këtë.
Djali po mbahet nga policia për të shpëtuar jetën e tij, në të njëjtën kohë që fshihet e gjithë familja e tij.
Akuza për blasfemi në Pakistan mbart edhe dënimin me vdekje. "Ai as nuk e kupton se çfarë është blasfemia dhe është tërhequr në mënyrë të pafajshme në shtigje të tilla. Ai ende nuk e kupton se çfarë krimi ka kryer dhe pse po mbahet në burg për një javë," tha një anëtar i familjes për Guardian, ndërsa fëmija është ende në izolim.
Ne lamë dyqanet dhe punët tona, i gjithë komuniteti është i frikësuar. "Nuk duam të kthehemi më në këtë zonë," vazhdoi ai.
Në të vërtetë, shumë anëtarë të komunitetit hindu në Punjab kanë ikur nga shtëpitë e tyre pas një sulmi nga një numër myslimanësh në tempullin e tyre.





