Transmetuar më 10-08-2021, 13:42

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.Evidentohen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara dhe procedohen penalisht 2 shtetas.

O. C., 28 vjeç, banues në Elbasan, u vu nën hetim pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon, në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive, ndërsa I. R., 60 vjeç, banues në Gramsh u vu nën hetim pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një iPad, në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.

Gjithashtu në Librazhd u vunë në hetim L. H., 24 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd, si dhe kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. C., 22 vjeç, G. D., 20 vjeç, banues në fshatin Polis, Gostim, Librazhd, pasi ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se i kanë vënë flakën mjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit N. C., banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.

Sipas policisë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd