Transmetuar më 10-08-2021, 11:59
Një restorant i njohur amerikan, po krijon një platformë që do t’ju rekomandojë ushqim bazuar në motin e vendit ku jetoni.
Ky restorant po përdor Inteligjencën Artificiale, AI, për të bërë të mundur realizimin e porosisë nga ana e blerësve duke u bazuar në klimën e vendndodhjes së tyre.
Inteligjenca artificiale do të përdoret që rekomandimet të bëhen në zona të caktuara, mirëpo nuk ka treguar se si pritet të ndikojë kjo në preferencat e konsumatorëve.
Kjo nuk është hera e parë që restorantet përdorin Inteligjencën Artificiale.
Një gjë e tillë është përdorur për të dërguar porositë, ku regjistrohet automatikisht vendndodhja e dërgesës dhe shënohet koha.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd