Transmetuar më 10-08-2021, 09:39

Barna mjekësore të padeklaruara në doganë janë gjendur gjatë një kontrolli të përbashkët midis Policisë Kufitare dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

“Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R., rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e padeklaruar, të cilat u sekuestruan”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd