Transmetuar më 10-08-2021, 08:24

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Gjatë orëve vijuese vranësirat në territor do të bëhen më të dukshme, ku në zonat e thella malore do të krijohen mundësi të pakta për reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.