Transmetuar më 10-08-2021, 07:37

Valentin Rongier, lojtari 26-vjeçar i Marsejës, nuk kishte një debutim të këndshëm në sezonin e ri të Ligue 1.

Gjatë ndeshjes në Montpellier, e cila përfundoi 3-2 për bardheblutë, mesfushori u godit nga një shishe me ujë, e hedhur nga tifozët vendas, kur ishte gati të hynte në fushë.

Futbollisti postoi një fotografi të buzës së lënduar në profilin e tij në Instagram, duke treguar rezultatin.

Gjyqtari më pas pezulloi ndeshjen në minutën e 88 -të të lojës, për shkak të hedhjes së përsëritur të objekteve në fushë nga tifozët. Trajnerët ndërhynë më pas për të qetësuar shpirtrat dhe për të lejuar që takimi të rifillojë.

Trajneri i Marsejës, Jorge Sampaoli, foli më pas për mikrofonat e mediave franceze, duke deklaruar lidhur me faktin: "Ishte një ndeshje e çuditshme, me të vërtetë interesante. Sa i përket Valentin Rongier, ai ka një dëmtim të madh në gojë, që e pengoi të hynte në lojë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd