Transmetuar më 11-08-2021, 13:20

Iker Casillas aktualisht është me pushime, siç bëri të ditur fundjavën e kaluar, kur publikoi një mesazh në rrjetet sociale, në të cilin nuk e zbuloi destinacionin e tij: "Fluturimi drejt…" Sidoqoftë, pasi mbërriti, ish-portieri i njohur spanjoll publikoi imazhe të ndryshme nga Meksika.

Pas ndarjes nga Sara Carbonero, ai e ka shfrytëzuar kohën për të bërë udhëtime të ndryshme, duke mbajtur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me gazetaren, siç tregojnë shumë shpesh përmes rrjeteve të tyre sociale, edhe kur festoi ditëlindjen e tij të 40-të.

Casillas ka udhëtuar vetëm, pra beqar, në “Riviera Maya” për të shijuar disa ditë dielli dhe plazhin atje, duke qëndruar në një hotel spektakolar, që ndodhet vetëm 30 minuta nga “Playa del Carmen” i mirënjohur.

Më konkretisht, spanjolli ka vendosur të qëndrojë në kompleksin luksoz “TRS Yucatan”, një hotel me pesë yje, me pamje të bukur të detit dhe plazh privat. Një vend ideal për të udhëtuar çift ose me miqtë, për të rriturit që kërkojnë të shijojnë privatësinë dhe shërbimin e personalizuar, siç përcaktojnë vetë në faqen e tyre të internetit.

Për një qëndrim gjithëpërfshirës, ish-portierit i është dashur të paguajë 400 euro për çdo natë. Resorti ka deri në 454 suita moderne, të vendosura shumë afër pishinave. Në secilën prej tyre ka edhe bar me një gamë të gjerë të koktejeve dhe pijeve për t’i shijuar.

Ka një shërbim 24-orësh dhe ofron të gjitha llojet e aktiviteteve: golf, zhytje, kajak dhe surfing me vozitje. Ajo gjithashtu ka një banjë të madhe dhe deri në gjashtë restorante.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd