Transmetuar më 11-08-2021, 12:30

Cristiano ka një histori krejt të veçantë në adoleshencë, kur sapo kishte nisur hapat e parë në futboll. Një gol i dhuruar, që i siguroi vendin në akademi, shërbeu për të pasur një shok të ngushtë, si të ishte vëllai i tij.

Ai e la futbollin, por i dha bekimin CR7. Ky i fundit, pasi u bë yll futbolli, gjeti mënyrat për t’ia shpërblyer. Historia që tregon pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është vërtet e pabesueshme, por e vërtetë:

“Më duhet të falënderoj mikun tim të vjetër, Albert Fantrau, për suksesin që kam arritur. Kemi luajtur së bashku për të njëjtën skuadër të U-18. Kur erdhi një skaut për vizitë, ai tha se kushdo që shënon më shumë gola do t’i bashkohet akademisë. E fituam atë ndeshje 3-0.

albert fantrau - Opera News Nigeria

Unë shënova golin e parë, pastaj Alberti shënoi të dytin me kokë, një gol i bukur. Por, goli i tretë ishte mbresëlënës për të gjithë ne. Alberti ishte tek për tek me portierin kundërshtar, e dribloi dhe atë dhe unë vrapova pas tij. Gjithçka që duhej të bënte ishte ta shtynte topin në rrjetë e të shënonte gol, por ai pasoi tek unë dhe shënova golin e tretë.

Kështu, falë altruizmit të tij fitova të drejtën për të shkuar në akademi. Pas ndeshjes shkova ta takoja dhe e pyeta pse e bëre këtë. Alberti tha: Sepse ti (Ronaldo) je më i mirë se unë. Kështu, gazetarët shkuan në shtëpinë e Albertit dhe e pyetën nëse kjo ishte një histori e vërtetë.

Ai tha po, gjithashtu konfirmoi se karrierën si futbollist e përfundoi pas kësaj ndeshjeje dhe se tani ishte i papunë. Po si e keni këtë shtëpi të mrekullueshme, keni edhe një makinë? Dukesh si një njeri i pasur. Mund të kujdeseni edhe për familjen tuaj. Nga vjen kjo? Alberti iu përgjigj me krenari gazetarëve: E kam nga Ronaldo!"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd