Transmetuar më 09-08-2021, 12:00

Lamtumira e Messit nuk është lajmi i vetëm i keq te katalanasit. Trajneri Ronald Koeman rrezikon të mbetet pa Sergio Aguero deri në tetor.

Kun, i përjashtuar më në fund nga skuadra për “Trofeun Gamper”, të luajtur dje, për shkak të një problemi me pulpën e këmbës, ende duhet të presë të debutojë me Barcelonën.

Argjentinasi iu nënshtrua testeve mjekësore sot, të cilat zbuluan, sipas shtypit spanjoll, një dëmtim të pulpës së këmbës së djathtë, që mund ta mbajë atë jashtë fushave deri në tetë javë.

Sulmuesi argjentinas i bashkohet infermierisë Blaugrana me Ousmane Debélé dhe Ansu Fati, i cili tashmë është në periudhën e tij të fundit të rimëkëmbjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd