
Një dedikim dashurie në ditën që ai vetë e përcaktoi si më të vështirën. Ishte dita e lamtumirës së Lionel Messit me Barcelonën. Me të ishin gjithashtu, në rreshtin e parë, gruaja dhe fëmijët e tij.
Antonela Roccuzzo i dha burrit të saj një shami, ndërsa shpërtheu në lot gjatë konferencës së shtypit, ku gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” foli me gazetarët për vendimin e marrë së bashku me klubin blaugrana, për mënyrën sesi ishte e pamundur të bënte më shumë për të qëndruar së bashku.
Pagën e uli me 50% për rinovimin e kontratës, por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme. Arkat e Barcelonës nuk lejojnë, duke pasur parasysh rregulloret e La Liga-s, t’i paguajnë shuma të caktuara lojtarit.
https://www.instagram.com/p/CSUmXwfqIUQ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ab46823b-71d8-4421-a4da-b989e09189de
Gruaja ishte me të, siç e thamë më sipër, dhe shprehu gjithë mbështetjen (afërsinë) me një postim në Instagram: "Sa e vështirë është të përmbledhësh në disa rreshta gjithë këto vite të jetuara! Kaq shumë emocione, që kanë lënë gjurmë përgjithmonë në jetën tonë.
Sidoqoftë, siç thuhet, ajo që nuk na vret, na forcon! Dhe me familjen si bazë do të dalim më të fortë se kurrë… Ne shkojmë së bashku kudo, por gjithmonë përpara!! Të dua, dashuria ime”!





