
Një tjetër emër i madh është gati të largohet nga Interi. Për këtë janë të bindur në Angli, ku “Times” shkruan mbi një marrëveshje të arritur mes Tottenham dhe zikaltërve për Lautaro Martinez.
"Tottenham mposhti konkurrencën e Arsenalit: në pjatë 60 milionë paund (rreth 70 milionë euro” – shkruhet në edicionin online të gazetës britanike, sipas të cilës “supozohet se ka komponentë shtesë në marrëveshje për Martinez.
Interi e vlerëson sulmuesin argjentinas 76.8 milionë paund (rreth 90 milionë euro), ndaj pritet të marrë ndonjë lojtar të mundshëm nga "Spurs" si element shkëmbimi në marrëveshjen e arritur në parim mes dy klubeve.
Kështu, Interi pritet të humbasë një tjetër yll, pas anësorit Hakimi dhe qendërsulmuesit Lukaku. Ky i fundit është i destinuar të kalojë te Chelsea për shumën monstruoze prej 115 milionë euro.
Ndërkohë, kampionët italianë po punojnë edhe për zëvendësuesit e mundshëm në sulm: romanisti Dzeko dhe Zapata i Atalantës.





