
Juventusi ka zebrën, Roma ujkun, Lazio shqiponjën. Disa ekipe të Serie A, veçanërisht ato të mëdhatë, mbështeten te një kafshë në simbolin e tyre. Në rastin e Interit, ky simbol është në veçanti një gjarpër.
Siç dihet, në fakt, Interi quhet edhe me nofkën e "gjarprit". Historia pas zvarranikut është aq e vjetër, sa emblema e parë zikaltër, e cila u frymëzua nga historia e qytetit, Milanos, dhe të kaluarës me shekuj, para themelimit të klubit.
Kur u themelua Interi, së bashku me ngjyrat zikaltër të qiellit dhe natës, gjarpri u përfshi gjithashtu në emblemën e tij. Arsyeja? Kjo ishte e pranishme në stemën e familjes “Visconti”, themeluesi i Dukatit të Milanos në Shtetin e Italisë Veriore.
Gjatë dekadave, gjarpri i pranishëm në stemën “Visconti”, një nga simbolet më të rëndësishme të Milanos për mbi 700 vite, është shndërruar gjithnjë e më shumë në një gjarpër më kanonik: fillimisht, në fakt, në shekullin e 14-të, embleme dukej më shumë si një dragua, me kurorën mbretërore në kokë.
Nga viti 1979 deri në vitin 1989, emblema e Interit mbizotëron me gjarprin, jo më “Biscione Visconteo” si dominuese. Në sezonin 1988-1989, para logos pa të, gjarpri u modifikua pak.





