
Tre gola të pësuar nga Barcelona, por vijon punën për t’u prezantuar si duhet në fillimin zyrtar të sezonit të ri. Massimiliano Allegri e kishte pranuar këtë disfatë në prag të trofeut "Gamper", me eksperimente dhe mekanizma të rinj për t’u testuar, duke menduar për të ardhmen dhe jo vetëm rezultatin.
Është e qartë se një 3-0 mbetet 3-0 edhe në ndeshje miqësore, por trajneri i Juventusit, i cili foli në fund të ndeshjes, u përpoq t’i siguronte të gjithë: "Më vjen keq për rezultatin, por do të thoja që ekipi zhvilloi një lojë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne u përballëm me një Barcelonë të mirë, përpara nesh në përgatitje, por jam i kënaqur me atë që kemi. Ramsey ka bërë mirë, mbrojtja, Bernardeschi gjithashtu. Besoj se kemi potencial për një sezon të ri të mirë".
Disa ide të krijuara mbi lojtarët në fushë, duke pritur ardhjet e fundit, ose ata që u kthyen ditët e fundit, për të vënë minuta të rëndësishme në këmbët e tyre për t’u bërë gati për sezonin e ri:
"Gjatë javës, Dybala është kthyer dhe të shtunën do të jetë në dispozicion, ndërsa Cristiano Ronaldo luajti një ndeshje të mirë, duke e vënë veten në dispozicion të ekipit. Kaio Jorge? Ai është një djalë i ri, me cilësi të mira, por nuk duam ta vendosim nën presion. Përgjegjësia bie mbi të pastaj, ndaj nuk rrezikojmë me vlerësime të gabuara".
Ka ende kohë për ta përmirësuar grupin në merkaton e kësaj vere. Sidoqoftë, Allegri nuk kujdeset shumë për atë që mund të arrijë. Gjëja e rëndësishme për trajnerin e Juventusit është të jetë gati më 22 gusht:
"Merkatoja? Gjëja e rëndësishme është që ekipi të punojë, pastaj nëse dy mesfushorë ose tre mbrojtës mbërrijnë, nuk e di. Për mua ka rëndësi të madhe të jemi gati më 22 gusht. Favoriti për titullin? Interi, sepse ka fituar kampionatin e kaluar. Zakonisht, kampioni në fuqi është gjithmonë i favorizuar".





