Transmetuar më 08-08-2021, 21:54

Fund i dhimbshëm për një grua në moshë të thyer e cila teksa po kalonte rrugën për t’u kthyer në shtëpi, u përfshi nga një makinë duke marrë plagë fatale për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, raporton noa.al.
Në vendngjarje u mësua se një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





