Transmetuar më 08-08-2021, 09:37

Një burrë ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident që ndodhi sot herët në mëngjes në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë, ku ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati, mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin T. B.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet.

Noa.al raportonn se 41 vjeçari, pas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd