Transmetuar më 07-08-2021, 15:21

Lajmi i largimit të Lionel Messit nga Barcelona ka tronditur verën e futbollit. Argjentinasi tani duket se është i destinuar të veshë fanellën e PSG, por ka nga ata, si James Rodriguez, që do të donin ta shihnin atë të luante për një ekip tjetër.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch, kolumbiani që luan me Everton, shprehu dëshirën për ta parë Messin në të njëjtin ekip me rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldo:

"Messi duhet të shkojë te Juventusi dhe të luajë me Cristiano Ronaldon. Do të ishte një bombë, shumë do të donin t’i shihnin ata të luanin së bashku".

Përveç kësaj deklarate të papritur, James Rodriguez përqendrohet në momentin aktual të futbollit, duke pasur parasysh disa skenarë të bujshëm të merkatos:

"Futbolli ka ndryshuar shumë, largimi i Messit nga Barcelona e konfirmon këtë. Kush do ta kishte imagjinuar se ai do të largohej nga Barcelona apo se Sergio Ramos do të ndahej nga Real Madridi?

Në La Liga, "El Clasico" do të jenë ndryshe. Më parë kamerat ishin mbi Cristianon dhe Messin, tani njerëzit do të vazhdojnë ta shikojë, por nuk do të jetë njësoj".

Kolumbiani, pra, do të donte të shihte dy alienët e topit në të njëjtin ekip. Një ëndërr që i ngjan një utopie, duke pasur parasysh mbërritjen e afërt të "Pleshtit" në Paris.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd