Transmetuar më 07-08-2021, 14:06

10 transferimet rekord në historinë e futbollit e shohin Neymar në majë, për shumën më të madhe të blerjes së tij nga PSG.

Nga vitet 1990 deri në fillim të viteve 2000, sidoqoftë, Seria A ishte protagoniste e shkëlqyeshme e lojtarëve të niveleve shumë të larta: nga Ronaldo te Crespo dhe Vieri.

Që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, Real Madridi ka qenë ylli i madh i padiskutueshëm në merkato. Tregu i transferimeve është karakterizuar gjithmonë nga nënshkrime rekord, që me kalimin e viteve, pak a shumë, kemi qenë në gjendje t’i përjetojmë si ngjarje reale dhe për t’u mbajtur mend.

Gjatë historisë, shuma të konsiderueshme janë shpenzuar për lojtarë të ndryshëm nga klube që iu përkasin 5 ligave kryesore europiane.

Në renditjen që përfshin 10 transferimet kryesore, që në kohën kur ndodhën kanë thyer rekorde, janë edhe Ronaldo, Fenomeni, i cili ishte ndoshta një nga nënshkrimet e para të mëdha europiane të bëra nga Interi më 1997.

Në ato vite, 28 milionë eurot e tanishme, me të cilat zikaltrit siguruan performancën e kampionit brazilian nga Barcelona, dukeshin shumë. Një shifër e tepruar në atë kohë, para ardhjes së monedhës së re, e cila gjithashtu ndryshoi rrënjësisht merkaton e futbollit.

Në fakt, për të kuptuar ndryshimin midis blerjes rekord të Ronaldos dhe asaj të fundit, në rend kronologjik, më të ekzagjeruar për sa iu përket shpenzimeve, thjesht shikoni shumën e paguar nga PSG për Neymar: 222 milionë euro të mira. “Pazar” vërtet i çmendur.

Ja 10 transferimet rekord në historinë e futbollit:

1. Neymar (2017, nga Barcelona te PSG) – 222 milionë euro

2. Paul Pogba (2016, nga Juventusi te Manchester United) – 105 milionë euro

3. Gareth Bale (2013, nga Tottenham te Real Madridi) – 101 milionë euro

4. Cristiano Ronaldo (2009, nga Manchester United te Real Madridi) – 94 milionë euro

5. Zinedine Zidane (2001, nga Juventusi te Real Madridi) – 77.5 milionë euro

6. Luis Figo (2000, nga Barcelona te Real Madridi) – 60 milionë euro

7. Hernan Crespo (2000, nga Parma te Lazio) – 55 milionë euro

8. Christian Vieri (1999, nga Lazio tek Interi) – 48.6 milionë euro

9. Denilson (1998, nga Sao Paulo te Betis Seville) – 31.5 milionë euro

10. Ronaldo (1997, nga Barcelona tek Interi) – 28 milionë euro

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd