
Largimi i Messit la një zbrazëti të thellë dhe të parikuperueshme në zemrat e tifozëve të Barcelonës. Zi sportive në Katalonjë. Pas lotëve dhe procesionit drejt dyqanit "Barça" për të blerë fanellat më të fundit të yllit argjentinas, ka ardhur koha që disa tifozë të nxjerrin zemërimin dhe zhgënjimin e tyre.
Dhe, siç raportohet nga AS, fajtori është identifikuar… Griezmann. Kur lojtari francez kaloi pragun e "Ciutat Deportiva", ai u vërshëllye nga një duzine tifozësh, të cilët me sa duket e konsiderojnë fajtor për lamtumirën e Messit.
Marrëdhëniet, në fund të fundit, ishin të stuhishme dhe Griezmann… nuk ndihmoi. Lojtari francez refuzoi shkurtimin e pagës dhe për këtë arsye nuk po e ndihmon Barcelonën të dalë nga kriza.
Ai mbërriti në qendrën sportive me "Rolls Royce", një zgjedhje fare brilante nga pikëpamja diplomatike, e cila ndezi pakënaqësi te tifozët. Futbollisti francez u ndesh me thirrjet në kor "Messi po largohet për shkakun tënd" dhe "mercenar".
Zemërimi i tifozëve lind edhe nga… lista e pagave të Barcelonës. Me lamtumirën e Messit, Griezmann bëhet lojtari më i paguar në skuadër, me gati 35 milionë euro bruto në sezon. Një shifër që duket se kontribuon në rritjen e faturës së pagave.

E ardhmja e francezit gjithashtu mbetet për t’u kuptuar. Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se me ose pa Messin, sulmuesi francez është i padëshiruar nga tifozët. Sidomos pas polemikave, në të cilat u zhyt dhe që përfshiu gjithashtu sponsorin kryesor Blaugrana.
Francezi tani është i lidhur me një numër mbresëlënës të klubeve kryesore, por, të paktën deri më tani, asnjë prej tyre nuk i ka bërë ende oferta zyrtare Barçës. është folur shumë për një rikthim të mundshëm tek Atletico Madrid, por "Colchoneros" preferojnë të presin, me shpresën se do të jenë në gjendje të ulin çmimin. Dhe në çdo rast ata janë të mbrojtur me blerje të tjera.





