Transmetuar më 07-08-2021, 11:36

Vajza e pamundur për t’u mbrojtur, përdhunohet dhe ngel shtatzënë. Burri që shihet si autor

Një burrë në Roskovec e ka parë si mundësi të artë, faktin që fqinja e tij po shkonte 20 vjeç dhe sërish ishte e pamundur për të reaguar nëse do të abuzohet me të.

Ai thuri planin dhe e vuri në jetë. Tërhoqi vajzën 20 vjeçare me aftësi të kufizuara dhe arriti të kryente marrëdhënie intime me të.

Nuk është e qartë se sa herë është përsëritur kjo gjë, por u mor vesh vetëm pasi vajza nisi të kishte probleme shëndetësore, që më vonë u mor vesh se vinin ngaqë do të bëhej nënë.

Familja e 20 vjeçares me të mësuar këtë fakt ka shkuar në drejtorinë e policisë së Fierit dhe ka deboncuar se e bija kishte mbetur shtatzënë dhe dyshimet binin mbi burrin komshi.

Policia e Fierit, tha sot se u bë ndalimi i shtetasit Petrit Arapi, 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie sek.suale ose hom.osek.suale me persona të paaftë për t’u mbrojtur”.

Zyrtarisht policia njoftoi se Petrit Arapi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.

Burri ra vërtet në pranga, por historia nuk mbyllet me kaq. Vajza 20 vjeçare tashmë është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe është çështje javësh që të sjellë në jetë një fëmijë.

Një dramë më vete sepse babai duket se do të rrijë ca vite në burg. Sipas nenit 103 të Kodit Penal, autori duhet të qëndrojë në qeli për të paktën 5 deri 15 vjet.

E ndërsa babai përdhunues do të jetë në burg, nëna, e paaftë për ta rritur fëmijën që pritet të lindë, nuk dihet si do ta kapërcejë këtë situatë.

Ndërsa fëmija vetë, fryt i një përdhunimi, nëse arrin të lindë pa probleme të trashëguara, do të duhet të përballet me një jetë të vështirë për shkak se praktikisht do të jetë jetime. /noa.al

Denoncimi eshte bere nga prinderit e vajzes e cila ka rezultuar 7 muajshe shtatzane. E demtuara dhe autori i dyshuar banues ne nje rrugice, ne nje lagje.