





5 tragete mbërrijnë sot në Portin e Durrësit ndërkohë kjo është situata aktuale në orëty e para të mëngjesit ku vihen re qindra automjete që kalojnë doganën
Sipas informacioneve, këtë të shtunë pritet që të mbërrijnë 5 tragete në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.
Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre. Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoroteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë , mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë+ 8, 396 të huaj dhe 5343 automjete.
Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë (2, 037 shtetas shqiptarë+ 4, 229 shtetas të huaj ) dhe 2036 automjete.





