


PËRDITËSUAR
Një grua në moshë të thyer humbi jetën pasditen e sotme pasi teksa kalonte në këmbë autostradën që lidh Vlorën me Fierin, pasoi një aksident.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Panajasë dhe ndërsa e ndjera kaloi aksin rrugor u përplas nga një makinë.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë një grua dhe janë lënduar disa persona të tjerë.
Aksidenti ka krijuar radhë të gjata përgjatë këtij aksi. Policia ka shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Në një informacion paraprak që u dha në orën 20.15, policia tha se në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në galeri shikoni pamje pak pas aksidentit.





