Transmetuar më 06-08-2021, 13:35

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar nga Lushnja pasi ka abuzuar me një vajzë të mitur. Mësohet se 19-vjeçari me inciale F.A banues në Lushnje ka kryer veprime të turpshme me një vajzë 14-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë kur vajza ishte me pushime ashtu si edhe 19-vjeçari. I dyshuari është ndaluar nga forcat e sektorit kundër krimeve seksuale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit F. A., 19, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, sepse dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd