Transmetuar më 05-08-2021, 21:24

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Bëhet e ditur se rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta është goditur me thikë 24-vjeçari A. K. I lënduari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se autorët e plagosjes janë identifikuar, por për arsye hetimi nuk janë bërë të ditura gjeneralitet e tyre. Ndërkohë, po punohet për kapjen e tyre.

NJOFTIMI

“Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd