Transmetuar më 05-08-2021, 17:31

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, janë kryer 4,713 teste, dhe u zbuluan 219 raste të reja të COVID-19, raporton noa.al.

Vala e re e infektimeve është regjistruar më së shumti në Shkup dhe Tetovë me 65 raste, Kumanova 20, Gostivari 19, Strumica u, Kërçova 6, kurse nga 4 raste janë regjistruar në Manastir, Strugë, Berovë dhe Vinicë. Prilep dhe Koçanë – nga 3; Veles, Kavadar, Shtip, Radovish dhe Dibër – nga 2; Ohër, Resnje, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod dhe Pehçevë – nga 1.

Kanë ndërruar jetë katër persona: dy persona nga Shkupi (61 dhe 66 vjeç) dhe nga një person nga Tetova (76 vjeç) dhe Kërçova (76 vjeç).

Janë regjistruar 30 pacientë të rikuperuar: • Shkup – 9 • Tetovë – 8 • Gostivar – 3 • Kumanovë – 2 • Prilep, Strumicë, Koçan, Kërçovë, Gjevgjeli, Radovish, Dellçevë dhe Vallandovë – nga 1.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 999,203 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156,926, numri i pacientëve të rikuperuar është 150,470, numri i të vdekurve është 5,501, dhe numri i rasteve aktive është 955