Transmetuar më 05-08-2021, 15:15

Djali i ish-yllit të Gjermanisë, Bayern Munich dhe Chelsea, Michael Ballack, Emilio, 18 vjeç, ka humbur jetën në një aksident me motor me katër goma.

Emilio Ballack (left), son of former Chelsea footballer Michael Ballack (right), has died after a quad-bike accident

Tragjedia ndodhi pranë njërës prej shtëpive të ish-futbollistit gjerman në Portugali, ku familja po kalonte pushimet verore.

Emilio, 18, pictured in his last Instagram post at the family's holiday home just six days before Thursday's accident in Portugal

18-vjeçari u përfshi në aksident në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku zjarrfikësit u përpoqën ta shpëtonin Emilio pranë “Villas do Mar”.

Sipas kanalit televiziv portugez TVI24, tragjedia ndodhi në Troia, një gadishull në brigjet e Setubal, në jug të Lisbonës, afër shtëpisë së Ballack, i cili u tërhoq nga futbolli profesionist më 2012.

On July 25, Emilio's older brother Louis took to Instagram to post about how 'quads were flipped' during downtime with friends in Troia, Portugal

Emilio ishte një nga tre fëmijët e legjendës gjermane Ballack, i cili u martua me të dashurën afatgjatë, Simone Lambe, në vitin 2008, para se çifti të divorcohej katër vite më vonë. Ai lindi më 2002, një vit pas djalit të tyre të madh, Louis, dhe ishte tre vjet më i madh se më i riu i Ballack, Jordi.

Ballack's sons Louis (left), Emilio (second right) and Jordi (right) pose for a picture with their mother Simone (centre left)

Detajet e aksidentit të tij ende nuk janë bërë të ditura. Ballack konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë gjermanë të të gjitha kohërave dhe është fitues i Premier League dhe “FA Cup” me Chelsea.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd