
Leo Messi dhe familja e tij i kanë shijuar ditët e fundit të pushimeve në Ibiza. Futbollisti do të fillojë stërvitjen disi më vonë për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Copa América”. Për pasojë, i ka kushtuar më shumë kohë gruas dhe fëmijëve të tyre, Theo, Mateo dhe Ciro.
Ata kanë kaluar shumë mirë, siç kemi parë në rrjetet sociale, dhe e kanë bërë të qartë se janë shembulli i një familje të bashkuar. Messi dhe Antonela gjithashtu kanë pasur kohë për ta kaluar me miqtë, por përparësia në këto pushime kanë qenë fëmijët.
https://www.instagram.com/p/CSKxRXhKrUR/?utm_source=ig_web_copy_link
Me ta kanë luajtur dhe shijuar si kurrë më parë, ndërsa lundronin në ujërat e Ibizës, prej nga kanë publikuar video duke kërcyer në det nga jahti i tyre privat. Si lamtumirë për verën tjetër, gruaja e Leo Messit donte të ndante një fotografi të fundit me të gjithë familjen, në të cilën ajo shkruante "ekipi im”, shoqëruar me një emoji të zemrës.
Edhe pse Antonela qëndron besnike ndaj klubit, me të cilin luan burri, e vërteta është se ekipi i saj i preferuar është dhe do të jetë gjithmonë ai që formon me Leo Messin dhe fëmijët e saj. "Ekip i bukur", – komentoi Sofia Balbi, gruaja e Luis Suárez, e cila gjithashtu ka ndarë disa ditë pushimi me familjen Messi.
Nuk ka dyshim se ekipi që përbën familjen “Messi-Roccuzzo” është një nga më të dashurat për miqtë e tyre, gjithashtu për rrjetet sociale. Fotografia e Antonela grumbulloi në vetëm 12 orë mbi 1.730.000 “like” dhe 7.140 komente. Të gjitha me fjalë të bukura për anëtarët e këtij ekipi shumë të veçantë.





