Transmetuar më 05-08-2021, 14:31

Wesley Fofana u lëndua vetëm 10 ditë para fillimit të sezonit në Premier League, gjatë një miqësoreje kundër Villarreal në “King Power Stadium”.

Një ndërhyrje e tmerrshme e Fer Niño e detyroi atë ta linte fushën me barelë, sepse nuk ecte dot me këmbët e veta. Sot u konfirmua fraktura e fibulës së tij.

Futbollisti i skuadrës së verdhë kreu një goditje të fortë në kyçin e këmbës të rivalit te Leicester, diçka tejet e pahijshme për një miqësore parasezonale.

20-vjeçari duhej të trajtohej për një kohë të gjatë nga stafi mjekësor në fushën e “King Power Stadium”, edhe me oksigjen, para se dilte me barelë nga fusha. Duartrokitje për të dhe fishkëllima për agresorin e tij.

"Përshëndetje djema, faleminderit shumë për të gjitha mesazhet tuaja. Sot është një ditë e keqe, por jam në një klub të jashtëzakonshëm me një staf të mrekullueshëm mjekësor”, – shkroi ai në Instagram, menjëherë pas miqësores që përfundoi me humbje 3-2 nga skuadra spanjolle.

https://www.youtube.com/watch?v=iwvPkxZXejQ

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd