Transmetuar më 05-08-2021, 09:43

Zjarret u bëjnë ‘gjëmën’ kultivuesve të kanabisit nëpër pyje. Më shumë se kushdo tjetër janë ata të interesuar që të mos bien zjarre e të fiken flakët. 3 persona janë ndaluar në zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër, pasi dyshohet se po tentonin të kultivonin rreth 1 mijë bimë kanabisi.

Kanabisi është gjetur në një zonë mjaft të pyllëzuar mbi fshatin Dhoskat, ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e personave të shoqëruar.

Bimët janë zbuluar në sajë të informacioneve të marra në mënyrë operative nga policia e Gjirokastrës, ku ditët e fundit ka pasur një prani më të madhe të ”shtetit” në terren, për shkak të situatës me zjarret ku janë djegur dhjetra hektarë me pyje e kullota.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd