Transmetuar më 05-08-2021, 09:36

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, është solidarizuar me olimpistët kuqezinj në “Tokyo 2020”, të cilët zhgënjyen të gjithë, duke mbetur larg zonës së medaljeve. Përjashto peshëngritësin Briken Calja, të cilin e ndau vetëm 1 kg nga medalja e bronztë, të tjerët e mbyllën Olimpiadën larg pritshmërive.

Natyrisht, nuk kanë munguar edhe kritikat ndaj KOKSH, por dhe sportistëve, të cilët u përcollën me “tam-tame” nga politika, ndokush shkoi deri në Tokio për të marrë sadopak nga lavdia e tyre (e munguar), por në fund të gjithë u kthyen kokulur në planin rezultativ.

Ja postimi i Gaçes në rrjetet sociale, me theks kryesor atleten Luiza Gega: “Vendi i 13-të, renditur mes atletëve më të mirë të botës. Për hërë të parë valëvitet flamuri shqiptar në Lojërat Olimpike. Edhe mos harroni se në çfarë kushtesh të mjerueshme stërviten sportistët tanë!

Pas disa javësh, Aurela Gaçe arrin të rifitojë llogarinë në 'Facebook' dhe  nuk e fsheh gëzimin e këtij momenti - Revista Who

Edhe këtë s’e luan topi. Luiza Gega, faleminderit që tregon me këmbëngulje se pasioni mban gjallë ëndrrat, se përkushtimi në çdo fushe të bën gjithmonë të pathyeshëm.

Shumë nga sportistët tanë meritojnë mbeshtetjen tonë shpirtërore, e vetmja gjë që mund t’u japim. Pastaj se si ata arrijnë të bëhen edhe kampione Europe, Ballkani, e kanë meritë me shumë sakrifica.

Eshtë lehtë të flasësh nga divani. Ju meritoni dashurinë dhe mbështetjen tonë @luizagega @izmirsmajlaj @briken_calja @erkand_qerimaj e shumë shumë sportistë e atletë shqiptarë, që luftojnë përditë me të pamundurën”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd