Transmetuar më 05-08-2021, 10:00

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot në mëngjes ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, një konferencë për shtyp që thotë se do ta zhvillojë në mesditë, ora 12.00.
Njoftimi i Berishës vjen një ditë pasi ambasadorja amerikane Juri Kim lëshoi një tjetër deklaratë kundër Berishës.
Kim tha se Basha duhet të ndryshojë listat e deputetëve që do të futen në Parlament para se të nisë legjislatura e re parlamentare.
Në daljet e njëpasnjëshme që Berisha ka pasur javët e fundit, ka këmbëngulur se nuk ka asnjë provë që e përfshin atë në afera korruptive dhe siguroi se do të jetë në shtator në Parlament.
Dalja e sotme e Berishës e pritshme në mesditë, është e paqartë.
Vijon me transmetim live.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





