
Buzëqeshje dhe emocion; një fotografi në rrjetet sociale dhe shënimi përkatës. Christian Eriksen ishte në "Appiano Gentile". Interi, përmes kanaleve zyrtare, ka bërë të ditur vizitën e mesfushorit danez në ekipin zikaltër:
"Këtë mëngjes, Christian Eriksen shkoi në Qendrën e Trajnimit Suning në Appiano Gentile. Mesfushori danez, i cili përshëndeti menaxherët, trajnerin, shokët e skuadrës dhe të gjithë stafin e pranishëm, është mirë dhe në gjendje të shkëlqyer psiko-fizike".
Eriksen pritej dje në Qendrën Stërvitore Suning, por padyshim që nuk ka nxitim, përkundrazi. Në një shi të lehtë, danezi mbante kostum, mushama dhe kapele të Interit, duke takuar shokët e tij të skuadrës dhe Simone Inzaghi.
📄 | COMUNICATO
Christian Eriksen ad Appiano: l'incontro con i compagni e le sue condizioni 👇https://t.co/bCTsnGmaB6
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 4, 2021
Tani ka filluar rruga e gjatë e rimëkëmbjes, e cila, siç komunikohet nga klubi zikaltër, tashmë është planifikuar: "Eriksen do të ndjekë programin e rimëkëmbjes, të propozuar nga mjekët danezë në Kopenhagen, të cilët do të koordinojnë të gjithë ndjekjen klinike, duke mbajtur gjithmonë të informuar stafin mjekësor të Interit".
Mbetet gëzimi që vjen nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, që portretizojnë një Eriksen të relaksuar. Ai dëshiron të kthehet në fushë për të goditur topin, kjo është e sigurt, por do të na duhet të presim edhe disa kohë.





