Transmetuar më 04-08-2021, 12:20

Me rreth 70 milion ndjekës, Dua Lipa vazhdon të shprehë mbresat që ka pasur nga pushimet në Shqipëri. Së fundimi ajo ka publikuar një video në profilin e saj në instagram ku kërcen valle shqiptare me gotën me ujë në kokë sipas traditës

“Më thuaj se je shqiptare, pa më thënë se je shqiptare”, shkruan artistja me famë botërore krahas pamjeve ku tregon se si po i kalon pushimet në Shqipëri.

Më herët Dua publikoi disa imazhe nga vendi ku po relaksohet dhe shkruante se nuk do donte që të largohej nga aty. Madje shkruante se është “vendi i ëndrrave në botë”.

“Vendi i ëndrrave në botë. Kalova çdo ditë këtu ndërsa isha në bregdetin e Shqipërisë dhe nuk dua të largohem kurrë”, ka shkruar Dua bashkëngjitur me foton. Dua ndau me ndjekësit e saj edhe një foto ku shfaqet një bunkier e krahas saj shkruan: “Një botë që dikur ekzistonte, e cila tani shërben vetëm si një kujtesë e forcës dhe elasticitetit të popullit shqiptar”.

Kujtojmë se ylli me famë botërore erdhi në Shqipëri disa ditë më parë, e shoqëruar nga familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid. Vizita e saj në vendin tonë ishte për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd