Transmetuar më 04-08-2021, 08:35

Edhe Gramshi është prekur nga zjarret e tërbuara të kësaj vere.
Një vatër zjarri u konstatua mbrëmë në fshati Duzh të kësaj bashkie duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore
Menjëherë pas njoftimit u nisën urgjent zjarrfikësit e Gramshit që luftuan 12 orë me flakët duke vënë në kontroll vatrën.
Një detaj domethënës i kësaj beteje janë këpucët e shkrumbuara të njërit prej zjarrfiksave. Zjarrfikësit kudo në vend janë heronjtë e këtyre ditëve. Infoweb




Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





