Transmetuar më 03-08-2021, 19:50

Shqipëria nuk ka shpëtuar të dalë paq nga zjarret masive që e kanë mbërthyer për shkak të temperaturave përcëlluese.

Viktima është Andrea Haxhiaj nga fshati Asim Zeneli, Gjirokastër.

Një banore në fshatin ka treguar detaje në lidhje me vdekjen e 64-vjeçarit, Andrea Haxhiaj, si pasojë e asfiksimit.

Ajo shprehet se ai ka qenë në oborr të shtëpisë, dhe si pasojë e asfiksimit, ka rënë nga shkallët. Sipas saj Haxhiaj ka thirrur bashkëshorten që të shkojë ta ndihmojë.

Në Gjirokastër shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën 64 vjeçari, plagoset gruaja “Kjo është zona ku ka rënë ai që vdiq, ajo që duket është shtëpia, ai ka qenë në shkallë dhe ra poshtë. Ra gruaja për ta ndihmuar sepse thërriste por nuk ia doli dot as ajo. Ajo u asfiksua, erdhën e mori ambulanca, është në spital në reanimacioni. Burri ra nga lartësia aty.”- shprehet ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd