Transmetuar më 03-08-2021, 19:47

Ndërron jetë një adoleshente 15-vjeçare në brazil e cila po kryente marrëdhënie intime me një 26-vjeçar.

Sipas mediave, 15-vjeçarja pësoi atak kardiak teksa po kryente marrëdhënie me 26-vjeçarin, në makinën e këtij të fundit në San Paolo.

Gabrielly Dickson ndërroi jetë vetëm një natë pasi u shtrua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

26-vjeçari i tha policisë se ata po kryenin marrëdhënie intime në makinën e tij kur asaj i ra të fikët, raportojnë mediat e huaja.

Ai e dërgoi menjëherë në spital, ku mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën, por ishte e pamundur.

Mbi të riun nuk rëndon asnjë akuzë për krim pasi këto veprime mund t’i kryejë çdo person mbi moshën 14-vjeç në Brazil.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd