Transmetuar më 03-08-2021, 18:11

I moshuari Andrea Haxhiaj është viktima e parë nga zjarret në vendin tonë, i cili humbi jetën teksa luftonte për shuarjen e flakëve.

I ndjeri banonte ne fshatin Asim Zeneli te Gjirokastres.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin "Asim Zeneli", në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin "Asim Zeneli".

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd