Transmetuar më 03-08-2021, 15:52

Chelsea dëshiron ta kthejë Romelu Lukaku në “Stamford Bridge”. Sulmuesi belg është objektivi i madh i merkatos së kampionëve të Europës, që po kërkojnë një qendërsulmues për t’ia vënë në dispozicion trajnerit gjerman, Thomas Tuchel.

Blutë e Londrës duan të përfitojnë nga situata delikate financiare e Interit, për ta bindur klubin zikaltër që ta shesë bomberin e datëlindjes 1993. Pas lamtumirës së Olivier Giroud, i cili u transferua te Milani, Chelsea po kërkon një sulmues të ri.

Synimet kryesore mbeten Erling Haaland dhe Harry Kane, por nëse Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shesë të parin, Tottenham nuk do të lejojë kurrë që ylli i tij të bashkohet me rivalët e qytetit.

Selling Lukaku was the only option for Chelsea | Goal.com

Lukaku tashmë e ka veshur fanellën e Chelsea, por nuk ka arritur të lërë shenjën e tij. Belgu mbërriti më 2011 nga Anderlecht, pastaj u huazua te West Bromwich në vitin 2012. Lukaku u largua nga Chelsea për t’u shitur te Evertoni, pasi luajti vetëm 15 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol me fanellën e bluve londinezë.

Tani Chelsea do të donte ta kthente atë në “Stamford Bridge” për të shkruar një kapitull të ri. 100 milionë euro dhe Marcos Alonso është oferta shokuese e klubit të Roman Abramovich, të cilën zikaltrit e kanë refuzuar për momentin.

Edhe paga për belgun është të paktën 2 milionë euro më e madhe se ajo që merr tek Interi, por sulmuesi thotë se ndihet mire në “San Siro”, ndërsa në Londër nuk e vlerësuan si duhet herën e parë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd